Ledri Vula ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut së fundmi, pasi aludohet për një lidhje dashurie me Xhensila Myrtezajn. Prej disa kohësh ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, por kjo është mohuar nga të dy.
Ditën e djeshme në një intervistë për "Pushime on Top", Ledri i është përgjigjur disa pyetjeve edhe në lidhje me karrierën dhe jetën e tij personale, por edhe për personazhe të tjerë publik. I pyetur nëse do bënte një bashkëpumnim muzikor me Gjestin dhe Jozin, përgjigjet e tij nuk kanë qenë shumë pozitive. Për Gjestin u shpreh se dhe mundet, por me Jozin u përgjigj se nuk do të pranonte një bashkëpunim.
Me Gjestin?
Ledri: Kisha pasur qejf të isha në një studio me të, ta shikoja si energji, si punon
Me Jozin?
Ledri: Jo
Kujtojmë se pas përfundimit të "BBV4", Gjesti dhe Jozi janë përkushtuar shumë me projektet e tyre muzikore dhe kanë publikuar disa këngë të reja.
Përgatiti: Libera Resulaj
-
Zbulohet e vërteta e marrëdhënies së Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt!
25 Qershor, 09:39



















