Gazetari i njohur Bledi Mane tërhoqi shumë vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e tij në "BBV" si banor. Ai ka qenë edhe komentues në panele të emisioneve të ndryshme lidhur me ngjarjet, tematikat dhe lojën në çdo edicion të "BBV".
Së fundmi ai ka komentuar jetën e ish-banorëve të edicionit që sapo përfundoi pas daljes së tyre nga reality show dhe planet e tyre të karrierës. E ndër to i pyetur nëse ai do të rikthehej is banor në edicionin e ri të "BBV", Bledi u shpreh se do të dëshironte që në "BBV5" të ishte opinionist në vend të Arbër Hajdarit dhe se cikli i këtij të fundit ka përfunduar.
Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin. Kështu që një sugjerim, Arbri duhet të mbyllë misionin edhe me “Big Brother”, edhe me organizatën humanitare. Duhet të japë kontributin tani në integrimin e Shqipërisë në BE dhe veçanërisht në politikë. Kështu që çdo njeri ka etapat e veta, ia sugjeroj Arbrit, ia jap këtë këshillë publikisht.
-
Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!
24 Qershor, 11:54