KreuCelebrity

"Eni Shehu ta ketë peng...", u aksidentua në "DWTS", Erisa Govaçi: Nuk kërcej dot më...

Balerina profesioniste Erisa Govaçi prej disa kohësh është shkëputur nga baleti e duket se kjo shkëputje fatkeqësisht do të jetë përgjithmonë. Erisa ka qenë një nga balerinat profesioniste në "Dancing with the Stars", e cila në atë seozn kishte partner kërcimi Eni Shehun. Në atë kohë duke bërë provat rutinë gjatë javës me Enin, ajo u rrëzua dhe dëmtoi shtyllën kurrizore. Menjëherë pas këtij aksidenti stafi i DWTS u sigurua që balerina të merrte ndihmën e menjëhershme dhe t’i nënshtrohej të gjitha kontrolleve mjekësore. Si pasojë ajo nuk u bë më pjesë e garës për shkak të dëmtimeve. 

Së fundmi Erisa në një intervistë me Aulonën ka treguar se fatkeqësisht nuk do të mund të kërcejë më. Mbi të gjitha është shprehur se po ta kthente kohën pas do kishte protestuar të kishte një tjetër partner kërcimi dhe jo Eni Shehun, kjo për shkak tse pas aksidentit ai nuk ka pasur interes për gjendjen shëndetësore të saj edhe pse u aksidentua gjatë kërcimit me të.

Erisa: KIsha dhimbje pafund rrash edhe me kokë edhe me rruazën kryesore dhe çfarë u kris ishte nga rëndesa e trupit, koka u fry trupi u ftohë komplet...  Mbasi ndodhi dhe lidhja me Dancing live më erdhi një rëndesë e madhe se u kthye shumë viktimizimi i palës tjetër edhe nuk më pelqeu fare dhe fakti që u bë ajo lidhje dhe as që hajde ngushellojmë pak personin në fjalë se është shumë i merzitur.

Aulona: Komunikimi me Enin në atë kohë?

Erisa: Një mesazh ka ardhur dhe kaq

Aulona: Prisje më shumë?

Erisa: Jo

Aulona: E bën pak fajtor

Erisa: Jo 

Aulona: Shikoj që e ke nje merak 

Erisa: Peng nuk kam, duhet të ketë ai merak... kanë kaluar dy vjet jemi shkëmbyer në rrugë dhe nuk kemi folur... po të ktheja kohën pas do kisha protestuar të kisha një partner tjetër kërcimi