
BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Robert Renxa ose si njihet ndryshe Dr. Rori, doktori i ndërhyrjeve estetike, ka qenë nga të parët në Shqipëri që ka nisur injeksionin e botoksave, fillerave e çdo gjë tjetër që ka të bëjë me estetikën. Së fundmi ai ka treguar disa sekrete nga jeta e tij ekskluzivisht për BORDO.
BORDO: Fillimisht si nisi rrugëtimi yt me estetikën? Çfarë të lidhi me estetikën?
Dr. Rori: Me thënë të drejtën ka nisur nga një difekt që kam pasur në pamjen time dhe jam detyruar që të bëj një ndërhyrje në fytyrë, por gjatë procedurës së kirurgjisë që ka qenë edhe estetike dhe funksionale gabimisht një nga asistentet e kirurgut më ka bërë një djegie në lëkurë ku më la një shenjë goxha të madhe. Detajet ishin që gjatë procesit të operimit të nofullës duke qenë se kam pasur një defekt që quhet progeni më është djegur cepi i buzës deri te pjesa e nofkës dhe kisha një shenjë shumë më të madhe dhe rastësisht erdha në kontakt me një dermatologe që është një nga më të mirat që ne kemi që ka studiuar jashtë dhe ishte e vetmja që mua më trajtoi atë pjesën problematike që unë kisha, praktikisht më rigjeneroi komplet pjesën e shenjës nuk më hoqi çekatelizimin siç i themi ne dhe aty filloi të më hynte ai krimbi i toksinave, acidit hialuronik dhe çdo gjë që kishte të bënte me pamjen e fytyrës.
BORDO: Ndërkohë në punën tënde të përditshme a ke ndonjë kufi etik që nuk e kalon edhe nëse klienti e dëshiron?
Dr. Rori: Çdo gjë që dallohet nuk është me estetikë, është transformim kështu që do ngelem te gjëra që nuk dallohen. Aty është kufiri im dhe ka një stop.
BORDO: Nëse mund të bëje botoks tek ndjenjat cilën do të ngrije përgjithmonë?
Dr. Rori: E para punës nuk quhet botoks quhet neurotoksinë ose onobotulin. Emri botoks është një kompani që i ka vendosur produktit të vet që quhet botoks. Ndërkohë që ke botoks disport masport dhe shumë emra të tjerë. Kështu që të rregullojmë një çik emrin. Quhet toksinë, nëse do bëja te mbimendimet e mia.
BORDO: Për çfarë mendon më shumë?
Dr. Rori: Çdo gjë rreth jetës dhe çdo gjë rreth problematikave që mund të hasen në përditshmëri me pacientët dhe nëse kam bërë ndonjë gabim, e vuaj nëse bëj gabim ose dhe sikur edhe një nxirje të vogël të bëj te një pacient. E kam pakënaqësinë nga vetja se mund të ndodhi te çdokush.
Përgatiti: Libera Resulaj



















