KreuCelebrity

Çmim marramendës, Luana Vjollca vesh fustanin e Mariah Carey në finalen e "Ferma Vip 2"!

Çmim marramendës, Luana Vjollca vesh fustanin e Mariah Carey në

Në finalen e madhe mes emocioneve dhe surprizave, u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku Big Basta.

Por vëmendje të madhe mbrëmjen e djeshme nuk mund të mos merrte dhe moderatorja Luana Vjollca me paraqitjen e saj elegante.

Luana kishte zgjedhur një fustan luksoz nga shtëpia prestigjioze franceze Schiaparelli, pjesë e koleksionit SS23 Ready-to-Wear, me një çmim prej 10.500 €. Ai përbëhet nga një dizajn bust pa mëngë, me saten në pjesën e përparme dhe kadife të zezë në pjesën e pasme, duke krijuar një siluetë që vë në pah linjat elegante femërore.

Ky fustan ka tërhequr vëmendje edhe më parë në skena ndërkombëtare. Mariah Carey e veshi atë në American Music Awards 2024.