KreuCelebrity

Simbolet, që bashkojnë Bleona Qeretin dhe Arilena Arën!

Simbolet, që bashkojnë Bleona Qeretin dhe Arilena Arën!

Ditën e djeshme dy nga këngëtaret më të njohura shqiptare, Bleona Qereti dhe Arilena Ara kanë publikuar këngët e tyre më të reja. Ama ajo çfarë u vu re nga publiku ishte se të dyja artistet bënë një 'xing' me orën e publikimit.

Ndoshta koicidencë, ndoshta plan, po në të njëjtën ditë, në të njejtin orar, Bleona publikoi "RIDE IT" ndërsa Arilena publikoi "Weightless". Përveç orës së publikimit,  këto dy projekte muzikore kishin disa të përbashkëta. Të dyja këngët janë në gjuhën angleze dhe bashkëpunëtorët për realizimin e këngës janë produksione të huaja. E prodhuar nga hit-maker-i Jim Beanz, kënga e Bleonës pulson me një ritëm hipnotik dhe të fuqishëm. Kënga e Arilenës është realizuar në bashkëpunim me tekstshkruesen me famë botërore, Diane Warren.

Një detaji tjetër që u vu re në videoklipet e të dyja këngëve ishte simboli i shqiponjës që ishte i dukshëm në veshjet e tyre.

Së fundi simboli i shqiponjës është bërë shumë viral në rrjet dhe është përdorur edhe nga artistë me famë botërore.  Këngëtari i njohur Drake, në vitin 2023 publikoi videoklipin e këngës së tij, ku u shfaq i veshur me një xhaketë të kuqe, që ka të qëndisur mbrapa shiponjën e zezë dykrenare, në videoklipin e këngës “Polar Oposites”.