Era Istrefi shpesh herë eksperimenton me 'look-un' e saj duke krijuar gjithmobnë një trend e duke u kthyer në frymëzim për shumë vajza të tjera. Veshjet transparente, me shkëlqim apo metalike janë pjesë e trashëgimisë së modës së saj, zakonisht kombinuar me çizme over-the-knee dhe ngjyra të guximshme të tilla si rozë dhe neon.
Era luan shpesh me extension-e të gjata duke ndryshuar edhe ngjyrën, nga bionde, në të zeza deri te nuancat e kuqe të ndezura. Por kështu si këtë herë nuk e kemi parë më parë. Së fundmi ajo ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me Ledri Vulën e për këtë videoklip Era është shfaqur me flokë ngjyrë blu.
Mesa duket kështu do të jenë flokët e saj këtë sezon veror dhe do të shohim nëse vajzat e tjera do të frymëzohen nga ajo për të bërë ndryshimin edhe në 'look-un' e tyre, por të mos harrojmë se një ndryshim i tillë do shumë guxim.
View this post on Instagram
Përgatiti: Libera Resulaj



















