KreuCelebrity

Ylli i serialeve turke, Burak Özçivit mirëpritet nga kryebashkiaku i Vlorës!

 

Burak Özçivit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të shijuar disa ditë pushime. Aktori i njohur turk, i famshëm për rolet e tij në serialet si Kuruluş, Osman dhe Kara Sevda, është parë në qytetin bregdetar të Vlorës, një nga perlat e rivierës shqiptare. Ai është fotografuar në një nga restorantet e njohura të qytetit, i veshur në mënyrë sportive dhe me buzëqeshjen karakteristike, duke pozuar me stafin dhe fansat që e kanë njohur menjëherë .

Ditën e djeshme, Burak është mirëpritur nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha në zyrën e tij. Foto nga takimi i ka publikuar vetë Dredha në Instagramin e tij, ku ka shkruar se ishte një kënaqësi për takimin me të dhe i lumtur për promovimin që iu bë Vlorës me vizitën e tij.

"Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit.
Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera!
Na bashkuan projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetem."

 

Kjo vizitë e Burak Özçivit në Shqipëri është një tjetër tregues i rritjes së popullaritetit të tij në rajon dhe i lidhjeve të forta kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë. Disa fansa që e kanë njohur i kanë kërkuar të bëjnë foto me të dhe Buraku ka qenë shumë i sjellshëm dhe i gatshëm për të pozuar me njerëzit.

Përgatiti: Libera Resulaj