Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit, teksa lojtari me origjinë shqiptare, Mario Bacaj ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare pasi u hodh nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të Adelaide të Australisë nga një rënie që nuk dukej se ishte pasojë e një aksidenti.
Lojtari shqiptar, por i rritur në Itali, luante për klubin e futbollit Adelaide Eagles të cilët e prisnin për një ndeshje, por në mes të pasdites bashkëlojtarët e tij mësuan lajmin tragjik. Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë. Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.
Djali me sa duket është hedhur nga çatia e Bar & Restaurant 2KW dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota. Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin. Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, la pas një grua dhe një djalë të vogël.



















