KreuCelebrity

Gerta Gixhari: E urova Gjestin për këngën e re, më pëlqeu shumë!

Gerta Gixhari: E urova Gjestin për këngën e re, më

Ish-konkurrentja Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për marrëdhënien e saj me fituesin e këtij formati, Gjestin.

Ajo ndër të tjera tha se i pëlqen arti i Gjestit, teksa shtoi se e ka uruar për këngën e re “Veshu, ndrequ”. “Unë i kam dërguar mesazhe, e kam uruar për këngën e re. Më ka pëlqyer kënga e re ‘veshu, ndrequ’, është shumë e bukur”, u shpreh ajo.

Gerta Gixhari: E urova Gjestin për këngën e re, më

“Unë e kam shprehur pëlqimin për artin e Gjestit, ia kam shprehur edhe brenda shtëpisë, sepse ata dy këngë të paktën që i ka hit, i ka shumë të lezetshme, më kënaqin kur i dëgjoj”, shtoi me tej.

Gixhari ka thënë se brenda raporti me Gjestin ka qenë shumë i lezetshëm, edhe pse kanë pasur përplasje të shumta.