KreuCelebrity

"I dashuri i saj më kërcënoi...", Xheneta zbulon telefonatën nga partneri i Kaderit!

 

Javën e kaluar, Kader Kiçaj ka qenë e ftuar në një puntatë te "E Diell", ku në panel ka pasur edhe disa personazhe të tjerë, ndër to edhe Xheneta. Një deklaratë e kësaj të fundit ka rritur tensionin mes tyre dhe Kader është larguan nga studio. Xheneta tregoi se Lumbardhi, ish i dashuri i Kaderit, e ka ngacmuar, por ajo e ka refuzuar nga respekti për Kaderin.

Situata ka vazhduar edhe ditën e djeshme, ku Xheneta ka treguar se pas debatit të tyre të parë është telefonuar dhe kërcënuar nga partneri i Kaderit. Shumë e revoltuar Xheneta u shpreh është veprim shumë i ulët për një vajzë të kërcënojë një vajzë tjetër duke përfshirë të dashurin.

"Mua s’më duket e hijshme kur meshkujt përzihen te zënkat e vajzave. Unë vetë i zgjidh problemet e mia vetë. Ka pasur një ndërhyrje, ka ndodhur javën e kaluar. Më ka marrë i dashur i saj (Kaderit), a ça e ka, në telefon dhe më ka kërcënuar. I dashuri më ka marrë në telefon dhe më ka kërcënuar për çfarë i ka thënë ajo. S’më duket aspak e hijshme. Edhe gocat nuk më duken të hijshme që marrin të dashurit në telefon që të zgjidhin problemet e veta”- u shpreh Xheneta