Lidhja e Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit mori fund, e pohuar kjo pak dite me pare nga vete Alba përmes një postimi të bërë në rrjet. Ajo shkruante se pas këtij vendimi jo dhe aq të mirë për të, do mundohet që ta marrë veten dhe të mbledhë forca për të vijuar pa Limin. Sakaq, ky i fundit duket e ka kapërcyer goxha lehtë ndarjen.
Së fundmi këngëtari ka postuar krah një femre tjetre. Të pranishëm në festën e madhe e cila organizohet në bregdetin e Shëngjinit, “UNUM Festival”, Limi ka postuar foto i lumtur me vajzën jo pak të njohur në rrjet, Endi Cini.
Romanca e Limit dhe Albës filloi gjatë rrugëtimit të tyre ne spektaklin “Ferma VIP2” e pas këtij formati ata zgjodhën që ta vijonin njohjen dhe jashtë kamerave. Por duket se as ajo nuk i mbijetoi daljes nga formati i reality show-t.



















