KreuCelebrity

E pazakontë, ja si e zbuloi një influencuese nga Brazili tradhëtinë e partnerit!

Mund të duket e pabesueshme, por një influencuese braziliane e zbuloi tradhtinë e të dashurit të saj falë obsesionit me organizimin e produkteve të bukurisë. Wanessa Moura, e cila numëron mbi 1.3 milion ndjekës në Instagram, është e njohur për mënyrën perfekte se si i mban të rregulluara produktet kozmetike, çdo shishe në vendin e vet, çdo krem në rreshtin e caktuar, dhe mbi të gjitha, një kujdes i jashtëzakonshëm për sasinë e përdorur nga secili.

"Jam e fiksuar pas organizimit. E di saktësisht çfarë është hapur dhe çfarë është ende e mbyllur. Gjithçka ka vendin e vet. E kuptova menjëherë që dikush kishte prekur kremin tim," rrëfen ajo.

Pas një udhëtimi pune, teksa po ndiqte rutinën e saj të zakonshme të kujdesit të mbrëmjes, Wanessa vuri re se kapaku i një kremi nuk ishte vendosur siç e kishte lënë. Edhe tekstura i dukej ndryshe. "Ishte e qartë që dikush kishte përdorur produktet e mia. Dhe nuk isha unë," tha ajo. Edhe pse nuk bashkëjetonte me partnerin në atë kohë, ai kishte çelësin e apartamentit të saj.

“Ai nuk është tipi që përdor kremra. Për të, çdo gjë përveç sapunit ishte e tepërt. Ai nuk përdorte kurrë produkte të tilla,” shton Wanessa.

Aty nisi të kuptojë se gjatë mungesës së saj, dikush tjetër – ndoshta një grua – kishte qenë në apartament bashkë me partnerin e saj. Ajo e përballi dhe ai, pa shumë rezistencë, e pranoi tradhtinë.