Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arilena Ara sapo ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj. Së fundmi me anë të një videoja, Arilena ka zbuluar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj e re, në bashkëpunim me tekstshkruesen me famë botërore, Diane Warren.
Kënga do të titullohet “Weightless” dhe duket se këngëtarja është mjaft entuziaste nga ky bashkëpunim i ri, i cili do të publikohet në 20 qershor.
Jam shumë e lumtur t'ju tregojë se kenga ime e re, "Weinhtless", do te publikohet ne 20 qershor, e shkruar nga legjenda Diane Warren
View this post on Instagram
Arilena Ara është një këngëtare shqiptar, e cila fitoi famë me fitoren në sezonin e dytë të garës për talentë “X Factor Albania”. Ajo mori pjesë në edicionin e 18-të të Këngës Magjike dhe doli në vendin e tretë me këngën “Nëntori”. Në vitin 2019, ajo fitoi Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe me këngën “Fall from the Sky”, me të cilën do ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Roterdam, Holandë, por festivali u anulua.



















