KreuCelebrity

A është Georgina Rodriguez përsëri shtatzënë? Ja videoja që po qarkullon!

Georgina Rodriguez ishte e pranishme në finalen e Ligës së Kombeve, ku Portugalia triumfoi ndaj Spanjës pas gjuajtjeve nga pika e bardhë. Ajo tërhoqi vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale për shkak të barkut të saj, i cili u duk i rrumbullakosur, duke nxitur spekulime për një shtatzëni të mundshme. Një video e publikuar në një faqe tifozësh e tregon Georginën në tribunat e Allianz Arena-s, teksa mban dorën mbi barkun, gjë që bëri shumë ndjekës të mendojnë se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@lovewithgeorgina.7)

Kjo ka çuar në diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit pyesnin nëse Georgina dhe Cristiano Ronaldo janë në pritje të një tjetër fëmije. Pas ndeshjes, ylli portugez festoi fitoren bashkë me partneren e tij, duke pozuar së bashku me trofeun e Ligës së Kombeve.

Çifti ka gjithsej pesë fëmijë. Georgina është nëna biologjike e Alana Martinës dhe Bella Esmeraldës. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është baba i Cristiano Jr., 14 vjeç, identiteti i nënës së të cilit nuk është zbuluar. Ai është gjithashtu prind i binjakëve Mateo dhe Eva, 7 vjeç, të lindur nga një nënë zëvendësuese.