Modelja e njohur Juliana Nura ka marrë shumë vëmendjen edhe para ndeshjes teksa ka qenë duke bërë tifo me tifozat kuqezi në bulevard pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi, të shtunën e kaluar. Më pas Juli ka postuar disavideo në Instagramin e saj, duke treguar se po e shikonte ndeshjen nga tribuna e stadiumit.
E ftuar në një televizion në Kosovë, Juliana është pyetur se si e ka siguaruar biletën për ndeshjen dhe teksa u vu shumë në siklet në fillim, prap së prap u tregua shumë e sinqertë në përgjigjen e saj. Ajo tregoi se nuk e morri me short, por pas një telefonate që i bëri Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës. Përmes kontakteve që ajo ka me persona me pozitë në Shqipëri, duket se gjërat janë më të thjeshta për Julin.
I pyetur më pas, Armand Duka është shprehur se nuk e njeh fare Julin. Për këtë e ftuar në "Live From Tirana”, Juli ka treguar se biletat i ka marrë nga njerëzit e afërm të Dukës dhe se me të është përshëndetur në stadium.
"Njerëzit e Armandos ne i kemi të njohur dhe i kam bërë një telefonatë. Kam marrë dhe bileta online, për shkak të tifozave kuqezi dhe Plisat, që të mos bëhej rrëmujë. Sepse është një lojë shumë e tensionuar, me Serbinë, e dimë si është historia jonë. Ne që jemi media, që jemi në televizion, i marrim biletat sepse është diçka që na takon. Nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe"- u shpreh Juli
E pyetur për marrëdhënien e saj me Armand Dukës dhe si e komenton deklaratën, ku ai është shprehur se nk e njeh, Juli është përgjigjur
“Kur kam qenë në Tiranë në ‘Air Albania’ e kam hasur disa herë, i kam dhënë dorën, por kaq”, tha ajo.
"Nuk e kam parë këtë, përderisa nuk e kam parë nuk di se çfarë të them. Por për shkak imazhi… unë mendoj se është privatizuar ‘Air Albania’, është privatizuar Kombëtarja prej tij. Kështu e kuptoj, që është një biznes i tij dhe nuk do që ta dëmtojë duke thënë që i ka dërguar bileta. Nuk është e drejtë të lësh tifozat kuqezi dhe Plisat jashtë ‘Air Albania’"
Përgatiti: Libera Resulaj



















