Mediat flasin për 10-11 te vdekur, pas të shtënave nga një nxënës në një shkollë në Graz në Austri. Dyshohet për sulm amok. Viktimat flitet se janë nxënës e mësues. Autori i krimit është midis të vrarëve në të shtënat në një shkollë në Graz, sipas policisë së Steiermark.
21 vjecari mesohet te kete qene nxenes i gjimnazit te sulmuar, ku ishte bullizuar aq shume me sa duket, sa nuk kishte arritur ta kapercente dot traumen. Ai nuk e kishte perfunduar shkollen. Të shtënat fatale shkaktuan një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit në vend, edhe spitalet u njoftuan.
Kancelari austriak Christian Stocker (ÖVP) u shpreh i tronditur pas sulmit vdekjeprurës, sipas DW. "Të shtënat në një shkollë në Graz janë një tragjedi kombëtare që ka tronditur thellësisht të gjithë vendin tonë", shkroi ai në platformën X. "Ky akt i papërshkrueshëm shkëputi papritmas të rinj nga jeta që kishin ende përpara." Nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin.
"Lajmet nga Graz-i na trondisin fort", tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në shërbimin online X. "Është e vështirë të durohet kur shkollat bëhen vend vdekjeje dhe dhune". Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, shprehu "tronditjen e saj të thellë" nga incidenti i dhunshëm. "Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt në shkollë dhe të jetë në gjendje të mësojë i lirë nga frika dhe dhuna", shkroi ajo në shërbimin online Bluesky.
Policia e qytetit të Graz-it njoftoi në orën 10:00 në platformën X për një aksion të gjerë në një shkollë, ku merr pjesë edhe njësia speciale Cobra. Aktualisht nuk ka më rrezik, sipas policisë.



















