Alba Pollozhani dhe Lim Hoti kanë qenë dy nga personazhet më të përfolura të edicionit të dytë të “Ferma VIP”. Gjatë qëndrimit të tyre në Fermë, ata krijuan një lidhje të ngushtë, e cila u pasua nga momente të diskutueshme që ndezën kuriozitetin e publikut. Një episod i veçantë ndodhi kur, pas një debati mes tyre, ata bashkuan krevatet dhe kaluan natën së bashku, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Por, pas daljes së të dyve nga Ferma lidhja e tyre vazhdoi madje ata nisën të bashkëjetonin. Së fundmi Alba ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ka treguar me një shkrim se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një periudhe reflektimi.
I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:
Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara.
Ndajmë kujtime, jo më plane.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën.
Jeta vazhdon.
Përgatiti: Libera Resulaj