Fakti qe pas sherrit, kenget e tyre u rikthyen papritmas, u komentua negativisht nga fansat e Egli Takos dhe Filloreta Raçit. Pas fshirjes së bashkëpunimet mes tyre u përfol shumë për një krisje të miqësisë mes Eglit dhe Fifit. Por ndjekesit dyshojne se e vërteta qëndron ndryshe!
Ditën e sotme në profilin e saj në Instagram, Fifi publikoi një pjesë nga bashkëpunim me Eglin ku dhe bëri me dije se kënga është lançuar në çdo platformë muzikore. Një lëvizje e tillë është kritikuar në rrjet, pasi të shumta janë personat që mendojnë se dyshja e ka bërë një veprim të tillë vetëm sa për vëmendje.