Joz Marku dhe Loredana Brati e nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së "BBV4". Shpesh ata kanë pasur disa kriza në lidhjen e tyre dhe pas mabrimit të edicionit marrëdhënia e tyre është e paqartë për publikun, pasi ata nuk janë parë më bashkë.
Para disa ditësh Jozi nuk ka qenë as në festën e ditëlindjes së Loredanës, ku mungesa e tij ngriti dyshimet se ata janë ndarë. Por disa dedikime të Loredanës tregojnë të kundërtën. Së fundmi Jozi ka hequr Loredanën nga ndjeksat e tij në Instagram, ndërsa Loredana atë ende jo.
Së fundmi Jozi ka performuar në një nga clubet e Tiranës dhe në një moment një vajzë misterioze ngjitet në skenë dhe të dy përqafohen. Identiteti i vajzës nuk dihet, por duket afrimiteti i tyre dhe me sa shumë dashuri janë përqafuar. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve dhe të gjithë janë kuriozë nëse vajza është thjeshtë një fanse apo ata njihen dhe mund të kenë diçka më shumë bashkë.



















