Me rritjen e mprehte të temperaturave në Emiratet e Bashkuara Arabe, plazhet dhe vendet turistike të Dubait zakonisht të mbushura me turistë, po boshatisen, shenja me e qarte e fillimit te një vere përvëluese që pritet të detyrojë shumë banorë të qëndrojnë brenda për t’i shpëtuar të nxehtit.
Edhe atraksione të njohura si Kopshti i Mrekullive në Dubai po përjetojnë një rënie të ndjeshme të vizitorëve krahasuar me muajt e ftohtë, kur qyteti mbetet një nga destinacionet më të kërkuara.
Shumë banorë planifikojnë të largohengjatë muajve të verës për të shmangur temperaturat ekstreme. Melaniia Zviahintseva, një shtetase ukrainase që jeton në Dubai, thotë:
“Sa herë që kam mundësi, largohem nga Dubai gjatë verës sepse sot është rreth 37°C, por shumë shpejt do të arrijë 47 apo edhe 50 gradë. Nëse njerëzit kanë mundësi t’i shpëtojnë kësaj vape, duhet ta bëjnë. Megjithatë, gjatë dimrit ky është një vend i mrekullueshëm.”
Ndërkohë, disa banorë përpiqen të përballojnë vapën duke frekuentuar plazhin në orët e mbrëmjes, pas perëndimit të diellit. Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve ka lëshuar një alarm për motin, duke paralajmëruar për temperatura ekstreme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të bejne kujdes.



















