
Një ngjarje makabre tronditi opinionin publik në Itali, ku trupi i Maria Denisa Paun, e njohur edhe si “Adas”, eskortës rumune 30-vjeçare që jetonte në Romë, u gjet më 4 qershor në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme.
Trupi ishte fshehur midis shkurreve, pa kokë dhe i djegur pjesërisht. Ajo ishte zhdukur natën e 15 majit në Prato.
Vetëm pak orë pas zbulimit makabër, Karabinierët arrestuan një 32-vjeçar rumun, Vasile Frumuzache, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej i armatosur e shumë i rrezikshëm. Arrestimi u bë në një operacion të koordinuar nga njësitë speciale GIS dhe Prokuroria e Pratos, shkruajnë mediat italiane.
Frumuzache e ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar: “Ajo po më shantazhonte, prandaj e vrava.”
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Pratos dhe Karabinierëve të Firences, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, Denisa u vra natën e zhdukjes së saj në dhomën 101 të një rezidence në rrugën Ferrucci në Prato, ku ajo priste klientët. Një kamerë sigurie regjistroi autorin duke hyrë në rezidencë në orën 22:50 me një çantë të zezë dhe duke qëndruar aty për më shumë se dy orë.
Rreth orës 01:05 të mëngjesit, kamera e regjistroi sërish teksa largohej me valixhen e bardhë të Denisës. Brenda saj ndodhej trupi i pajetë i gruas, i cili më pas u transferua në bagazhin e Golfit të autorit.
Zbulimi i trupit dhe provat
Trupi u gjet mëngjesin e 4 qershorit, në një zonë të pyllëzuar jo larg klubit “Le Panteraie”, falë gjurmimit të GPS-it të makinës së autorit, i instaluar nga kompania e sigurimeve. Vetëm disa metra më tutje, u gjet edhe valixhja e bardhë



















