
Lidhja e Eglit me Gjestin ende mbetet një mister. Pas mbarimit të “BBV4”, ata nuk janë parë më në publik bashkë. Për këtë Gjesti është shprehur se marrëdhënia e tyre vazhdon jashtë, por secili po merret me projektet e tij. Ama aludohet së fundmi se ata nuk janë më bashkë.
Ditën e sotme, Egli ka publikuar disa foto në Instagramin e saj, ku duket e veshur me një fustan tradicional të nuses kosovave. Por ndryshe nga sa e menduam nuk kemi të bëjmë me një dasmë të saj, por me një projekt muzikor.
I punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që jo vetëm reflekton trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe thekson elegancën dhe bukurinë e saj karakteristike, Egli duket shumë bukur.
A ishte ky një tregues nga ana e Eglit se e ka vendosur se do të shkojë nuse në Kosovë, apo thjeshtë një vlerësim për kulturën kosovare?
Visualizza questo post su Instagram
Përgatiti: Libera Resulaj



















