Legjenda e rock-ut Iggy Pop ka surprizuar publikun britanik me një dalje skenike që la pa fjalë të pranishmit. Gjatë koncertit të mbajtur më 28 maj në Alexandra Palace në Londër, 78-vjeçari vendosi ta mbyllë performancën në një mënyrë krejtësisht të pazakontë: duke hyrë në një arkivol të zi në skenë.
Në një moment të papritur, pak para përfundimit të shfaqjes, në skenë u shfaq një arkivol i madh dhe i errët. Iggy Pop i njohur për performancat e tij provokuese dhe të paparashikueshme u shtri pa bluzë brenda tij, duke u rrokullisur ngadalë jashtë skenës. Ky moment u përshëndet me reagime të përziera: nga mahnitja dhe entuziazmi, deri te hutimi total i publikut.
Artisti postoi më vonë një video të skenës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke e shoqëruar me një mbishkrim humoristik:
“Londër. E dimë si filloi dhe si përfundoi. Do të na pëlqente të shihnim mbishkrime imagjinative dhe të zgjuara për këtë!”
-
"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!
2 Qershor, 10:20
Shfaqja ishte pjesë e turit “Lust For Life”, frymëzuar nga albumi me të njëjtin emër. Iggy performoi këngë nga periudha me grupin The Stooges si dhe nga karriera e tij solo. Dalja enigmatike në arkivol u interpretua nga disa si një koment artistik mbi kohën, vdekjen dhe kalbëzimin, ndërsa të tjerë e panë thjesht si një tjetër shfaqje e ekscentrizmit të tij të mirënjohur.
Përmes kësaj lëvizjeje, Iggy Pop edhe një herë dëshmoi se është një nga figurat më origjinale dhe të guximshme të skenës rock. Një artist që nuk ndjek rregullat ai i krijon ato.
Ikona e muzikës alternative ka fituar një Çmim Grammy për Arritje Jetësore në vitin 2020 dhe është nominuar për çmime të shumta ndër vite, përfshirë Grammy për Performancën më të Mirë Hard Rock/Metal dhe Albumin më të Mirë Alternativ. Në diskografinë e tij të pasur përfshihen klasikë si “Lust for Life”, “The Idiot”,
“Blah-Blah-Blah”, dhe “Post Pop Depression”.
Jashtë skenës, Iggy Pop ka pasur një jetë personale po aq interesante. Ai është martuar tre herë – me Wendy Weisberg, Suchi Asano dhe që prej vitit 2008, me partneren e tij aktuale, Nina Alu.



















