Elgit Doda dhe Klea Huta kane qene prej vitesh një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Por se fundi, ndjekësit kanë vënë re një mungesë te postimeve të përbashkëta, mungesë komentesh nga njëri-tjetri dhe asnjë shenjë publike e jetës së tyre si çift. Po ashtu, të gjitha postimet e mëparshme ku ata shfaqeshin bashkë janë zhdukur nga Instagrami i të dyve. Ky detaj ka ushqyer thashethemet për një krizë serioze në marrëdhënien e tyre.
Por në një prononcim për “Prive” nga Liberta Spahiu, Klea Huta vendosi t’i japë fund zërave. Ajo u shpreh qartë: “Meqenëse po më pyet, po të them që nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajme. Jemi më të lumtur se kurrë", tha moderatorja.



















