Pushimet në Dubait morën një kthesë të papritur për ish fermeren e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khazali, e cila ishte atje me shoqen e saj të ngushtë. Një incident i papritur ka ndryshuar krejtësisht rrjedhën e atyre që duhet të ishin disa ditë të qeta e të bukura për të.
Sipas burimeve për “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, që i ka shkaktuar probleme serioze. Për shkak të këtij dëmtimi, ajo ka qenë e detyruar të shtrohet në spital dhe t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në hundë, pas një operacioni plastik që kishte kryer më herët.
Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Dubai dhe pritet të qëndrojë disa ditë në spital derisa të rikuperohet plotësisht.