Tirana përjetoi një mbrëmje elektrizuese natën e 24 majit. DJ dhe producenti turk me famë botërore Mahmut Orhan, i njohur për tingujt etnikë dhe muzikën emocionale argëtoi mijëra të rinj nga kryeqyteti të cilët ishin pjesë e koncertit i cili u organizua në qendër të kryeqytetit. Mahmut Orhan, artisti i hiteve botërore "Feel", "6 Days" dhe "Save Me"performoi live për publikun duke e kthyer Tiranën në qendrën e argëtimit përmes ritmeve të muzikës elektronike. Në një moment ylli i famshëm luajti edhe këngën e Taynës “Si ai”, duke bërë që të ndizej edhe më shumë atmosfera e koncertit.
Nuk ishte aspak një festë e zakontë nga ato që jemi mësuar të përjetojmë në sheshin Skënderbej. Ndryshe nga koncertet tradicionale, gjithë kjo eksperiencë u bë akoma më argëtues pasi ishim pjesë Curious X, platforma e IQOS e cila mbështet risitë e eventeve të artit dhe muzikës.
Për ata që kishin biletat nga Curious X mund të zgjidhnin tëndiqnin koncertin në dy zona, VIP dhe Chill. Biletat tona përkonin në zonën VIP, e cila kishte një pamje futuriste dhe tërësisht e ndriçuar prej nga mund të ndiqje koncertin. Eksperienca ishte unike, ku në zonën Chill ishte krijuar një corner ku mund të bëje make up për koncert, photobooth, lojëra dhe mbi gjithçka ishte ajo ndjesia e komunitetit që përjetohej përmes tingujve të muzikës.
Pozicionimi në Curious X ishte një mënyrë krejt e re edhe e eksplorimit të tingujve, e cila i jepte mundësinë anëtarëve të komunitetit IQOS të shijonin në maksimum atmosferën elektrizuese. Të dyja këto zona të privilegjuara ishin të dedikuara për të gjithë ata që janë pjesë e këtij komuniteti.
IQOS përmes platformës Curious X ofron një eskperiencëemocionuese për të gjithë përdoruesit, të cilët janë pjesë e këtij komuniteti, përmes eventeve ekskluzive, aktiviteteve dinamike dhe momenteve frymëzuese. Me një qasje inovatore që evoluon vazhdimisht, kjo platformë synon të bëhet pikë reference për të gjithë ata që janë të hapur ndaj risive dhe përvojave që sfidojnë të zakonshmen.
Mahmut Orhan filloi të merrej me muzikë në moshën 15-vjeçare dhe në vitin 2011 u zhvendos në Stamboll për të punuar në klubin “Bebek”, ndërsa aktualisht jeton në Los Angeles ku ka nisur një fazë të re të karrierës së tij me këngët “Redemption” dhe “Cutting Ribbons”. Muzika e tij është një udhëtim përmes emocioneve dhe ritmit, që përshtatet në mënyrë perfekte me atmosferën artistike të festivalit.



















