Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc në marrëdhënien tuaj. Ja data më të përshtatshme për të zyrtarizuar një lidhje, për t’u martuar apo edhe për të takuar dikë me të cilin do të ecni përpara.
5 qershor 2025
Java e parë e verës që shquhet për dashurinë dhe bujarinë. Afërdita dhe Jupiteri hapin derën gjerë për momente të lumtura, duke rritur aurën tuaj dashurore dhe duke ofruar premtime të ëmbla. Një ditë ideale për të organizuar një fejesë ose një pritje që do të mbetet e paharrueshme! Më të favorizuarit janë Dashi, Binjakët, Peshorja dhe Shigjetari i dekadës së 3-të.
27 qershor 2025
Hëna e Re në Gaforre, një aleate e çdo fillimi të ri, formon një lidhje me Jupiterin dhe ju dhuron bekimin e tij. Dashuria lulëzon nën këtë ndikim magjepsës dhe marrëdhëniet stabilizohen me një karakter të butë dhe mbrojtës. Dashi, Peshorja, Gaforrja, Bricjapi, Peshqit dhe Virgjëresha e dekadës së parë janë më të favorizuarit.
6 korrik 2025
Dashuria takon seriozitetin. Venusi nga Binjakët me Saturnin nga Dashi krijojnë një mjedis përkushtimi dhe stabiliteti afatgjatë.Nëse doni ta zyrtarizoni lidhjen tuaj, planifikoni dasmën ose fejesën tuaj rreth kësaj dite, veçanërisht nëse jeni Binjakë, Dash, Peshore ose Shigjetar i dekadës së parë.
12 gusht 2025
Venusi dhe Jupiteri bashkohen në Gaforre, duke krijuar një strukturë magjike dashurie dhe gëzimi. Fati dhe ngrohtësia të japin dritën jeshile për të guxuar, qoftë me një martesë apo një premtim të rëndësishëm të zemrës. Një nga aspektet më me fat të dashurisë mbështet Dashin, Peshoren, Gaforren, Bricjapin, Virgjëreshën dhe Peshqit e dekadës së dytë.
26 dhe 27 gusht 2025
Vera mbaron me një ndjenjë stabiliteti dhe serioziteti. Venusi nga Luani në trigon me Saturnin ju jep besim dhe qëndrueshmëri në marrëdhëniet tuaja. Përfituesit pritet të jenë kryesisht Luanët, Ujori (por me kujdes, sepse ekziston edhe opozita me Plutonin!) dhe bashkë me ta Dashi, Peshorja, Shigjetari dhe Binjakët e dekadës së parë.



















