Këngëtarja Parashqevi Simaku ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, me të cilin ka bërë një rrëfim jetë si kurrë më parë.
Gjatë bisedës ajo rrëfeu se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të hyrë Hollywood.
“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival”, tha ajo teksa theksoi se për herë të fundit në Shqipëri ka qenë 21 vite më parë.
“Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë te babai im, që të martohemi. Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë. Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit”.



















