KreuCelebrity

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë” – një dhuratë magjike për vajzën e saj dhe për të gjithë fëmijët!

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”

Në prag të festës më të ëmbël të vitit, Ditës së Fëmijëve, artistja Elia Zaharia emocionon sërish publikun, këtë herë me botimin e saj më të ri: përralla “Perla dhe Dreri i Artë”. Një rrëfim i ngrohtë, i mbushur me dashuri, guxim dhe magji, që shpalos një botë ku e tashmja dhe e shkuara ndërlidhen me elegancë, dhe ku triumfojnë gjithmonë shpirti i lirë, dashuria dhe shpresa.

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”

Kjo histori është frymëzuar nga vetë drita e jetës së Elias – vajza e saj e vogël – e cila ka ndriçuar çdo fjalë dhe faqe të këtij libri të veçantë. Përralla vjen nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Mediaprint”, ndërsa ilustrimet janë realizuar me shumë ndjeshmëri artistike nga Melisa Koyun, duke i dhënë jetë personazheve me delikatesë dhe ngjyra ëndrrash.

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”

Por magjia nuk ndalet këtu. Një bashkëpunim i veçantë me Argjendari Pirron ka sjellë një punim unik dhe simbolik: një medalion artistik, që përfaqëson vizualisht personazhet e dashur të kësaj përralle. Perla simbolizon shpirtin e lirë, ndërsa Dreri i Artë mishëron dashurinë dhe shpresën.

Këtë lajmin Elia e ndau me ndjekësit e saj përmes një videoje shumë të bukur, ku shfaqet përkrah vajzës së saj, teksa e vogla mban në duar botimin që i është kushtuar asaj dhe krah postimit shkroi, “Të dashur miq, me shumë emocion po ndaj me ju sot përrallën time të re Perla dhe Dreri i Artë.

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”

Ky krijim vjen në prag të festës më të ëmbël të vitit, atë të fëmijëve, për t’ju dhuruar një copëz ëndrre ku e tashmja dhe e shkuara ndërthuren magjishëm. Këtë përrallë e frymëzoi drita e syve të mi, vogëlushja ime, e nëpërmjet saj buroi dëshira t’i tregoj një botë ku shpirti i lirë, dashuria dhe kurajo duhet të triumfojnë gjithmonë!

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”

Ky rrëfim sillet mjeshtërisht nga shtëpia botuese Mediaprint, me ilustrimet aq të bukura të artistes Melisa Koyun. Tashmë përrallën e gjeni në çdo librari, por jo vetëm… Këtij rrugëtimi artistik i është bashkuar me një punim tepër të veçantë shtëpia krijuese Argjendari Pirro. Ata kanë sjellë një medalion që ilustron personazhet e dashur të kësaj përralle. Perla përfaqëson shpirtin e lirë, Dreri i Artë: shpresën dhe dashurinë.

Elia Zaharia sjell përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”

Këtë botë tani, unë dhe vajza ime, e mbajmë afër zemrës me medalionin tonë – një për mua, një për të. Personalizuar në përmasa për të rritur dhe për fëmijë, sepse kjo përrallë është për të gjithë ata që ende besojnë në magji. Librin së bashku me medalionin i gjeni gjithashtu në ambientet mikpritëse të Argjendari Pirro!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elia Zaharia (@elia.zaharia.zogu)