Ilaçi i momentit, i quajtur tashmë nga shumë si “injeksioni mrekulli” për aftësinë e tij për të ndihmuar në humbjen e shpejtë të peshës, Ozempic – ne fakt eshte nje medikament qe perdoret për trajtimin e diabetit. I marre nga njerezit e shendetshem, ai duket shkakton disa efekte anësore. Një prej tyre është fenomeni i quajtur goja Ozempic (Ozempic mouth), një ndryshim i padëshirueshëm që manifestohet me humbje të theksuar të volumit në fytyrë, gjë që sjell konture të theksuara rreth buzëve, rrudha dhe zgavra në anët e gojës, si edhe rënie dhe dobësim të lëkurës.
Aktorja australiane Rebel Wilson, ka rrëfyer përvojën e saj në podkastin The Diary of a CEO ku tha se me kete ilac, çmimi i një siluete perfekte mund të jetë një pamje më e plakur dhe më pak e freskët e fytyrës.
“Me termin goja Ozempic nuk i referohemi vetëm një ndryshimi të konturit të buzëve, por një boshatisjeje të vërtetë strukturore të pjesës së poshtme të fytyrës”, shpjegon doktori Guido Cornegliani, kirurg plastik dhe mjek estetik, drejtor mjekësor i Klinikës Forma në Milano.
Shkaku? “E gjitha vjen nga humbja drastike e dhjamit nënlëkuror, që normalisht mbështet zonën përreth gojës”, thekson ai. “Rezultati është një fytyrë e zbrazur, e shënuar nga rrudha të theksuara dhe buzë që duken si të shkëputura nga konteksti. Te ata që më parë kanë pasur trajtime me filler, efekti bëhet edhe më i dukshëm – buzët mbeten të fryra në një kontur të zbrazët, sikur nuk i përkasin më fytyrës.”
Në vitin 2023, pilula për diabetin u kthye në zgjidhjen më efektive për rënien në peshë dhe viti 2024 është shndërruar në periudhën ku efektet e kësaj revolucioni janë ndjerë në të gjitha fushat e lidhura, që nga kozmetika e deri te kirurgjia estetike dhe mjekësia estetike, e madje edhe përtej tyre.
“Rënia e shpejtë në peshë që shkaktohet nga ilaçe si Ozempic nuk i jep lëkurës kohë për t’u përshtatur”, thekson Cornegliani. “Fytyra zbrazet sidomos në zona strategjike si faqet, tëmthat, konturet e syve dhe nofulla. Filler-ët ekzistues bëhen disproporcionalë, rrathët e zinj thellohen, fytyra humbet tonin, gjallërinë dhe harmoninë, dhe konturi i buzëve duket më i plakur”.



















