KreuCelebrity

"Ishte befasuese, u ndjemë keq...", ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, flet për herë të parë nëna e reperit, Xheraldina!

Ndarja e bujshme e Ledri Vulës me Sara Hoxhën ende është në qendër të vëmendjes nga publiku. Dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, nga e cila sollën në jetë edhe një vajzë, Poem Blu. Edhe pse pas shumë aludimeve, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të tregojë arsyen e vërtetë të ndarjes.

Së fundmi në një intervistë për median kosovare, nëna e Ledrit, Xheraldina Vula ka folur për herë të parë për ndarjen e tyre dhe shprehet se për familjen ka qenë befasuese.

"Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne. Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre."- u shpreh Xheralddina

Në lidhje me marrëdhënin e saj me Sarën, ajo është shprehur se mes tyre nuk ka ndryshuar asgjë.

"Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh"- u shpreh Xheraldina