KreuCelebrity

“Ik zhduku more...”: Lexuesi i buzëve tregon se çfarë i tha vërtet Brigittë të shoqit gjatë incidentit!

“Ik zhduku more...”: Lexuesi i buzëve tregon se


Sipas një materiali të publikuar nga The Express, një ekspert i leximit të buzëve analizoi imazhet dhe deshifroi atë që Brigitte i ka thënë vërtet Emmanuel Macron menjëherë pas gjestit të diskutueshëm. Në frëngjisht, ajo është shprehur: "Dégage, espèce de loser" - që do të thotë "Ik zhduku, dështak".

Presidenti, dukshëm i zënë ngushtë nga e gjithë skena, duket se është përpjekur t'i qetësonte gjërat dhe do të përgjigjej: "Essayons, s'il te plaît" ("Le ta provojmë, të lutem"), por Brigitte do t'i kishte dhënë një përgjigje të thatë: "Jo" ("Jo").

Pas atij shkëmbimi, imazhet tregojnë Zonjën e Parë duke zbritur shkallët e avionit, duke injoruar krahun e shtrirë të Macron dhe duke u mbajtur fort pas parmakut - një gjest i interpretuar si një shenjë e qartë distancimi fizik dhe emocional nga partneri i saj.