KreuCelebrity

Këngëtarja Luar i jep fund beqarisë!

Këngëtarja Luar i jep fund beqarisë!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit. Artistja është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar.

Të pranishmit kanë ndarë pamje romantike nga momenti i kurorëzimit, ku çifti duket më të dashuruar se kurrë nën sfondin e kaltër të detit dhe qiellit shqiptar.

Luar shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant, ndërsa atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion.