KreuCelebrity

PSG çoi trofeun e Champions në shtëpi, por Parisi shndërrohet në “arenë lufte”! Prangosen rreth 300 persona

PSG çoi trofeun e Champions në shtëpi, por Parisi
Fitorja e Champions League nga Paris Saint Germain duket se ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa trazira në kryeqytet, duke pasuar kështu dhe në qindra arrestime.

Të paktën 294 arrestime u shënuan në Paris.

Trazirat e para u regjistruan që pas golit të parë nga PSG kundër Inter, duke hedhur flakëdanë e fishekzjarre. Pasimi në golat pasardhëse rriti e më shumë “adrenalinën” e parisienëve, duke vijuar me trazirat përgjatë festimeve e pas përfundimit të ndeshjes.

Paris Saint-Germain është fituesje e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finalen me rezultatin e thellë prej 5-0. Kjo është hera e parë në histori që francezët fitojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.