Altuna Sejdi, e njohur me emrin artistik Tuna është rikthyer fuqishën në industrinë e muzikës kohëve të fundit. Shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes nga ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Patris Berishën, te pajtimi me ish të dashurin e saj, reperin Cozman, me të cilin shpesh shihen bashkë në koncerte.
Gjatë fundjavës që lamë pas, Tuna ka qenë e ftuar për të performuar në një nga clubet e Tiranës. Ama një incident bëri që këngëtarja të bëhej virale, pasi teksa ishte duke u ngjitur në skenë, Tuna pengohet dhe rrëzohet. Megjithatë arriti ta merrte me sportivitet dhe vazhdoi performancës e saj.
Së fundmi Tuna ka folur më shumë për ndarjen e saj nga Patrisi, ku tregon se nuk ndodhi si pasojë e një ngjarje të vetme, por ishte rezultat i një periudhe të gjatë me tensionin e mirëkuptimit. Këngëtarja nënvizoi se vendimi për t’u ndarë nuk ishte i lehtë, por i domosdoshëm për mirëqenien e saj dhe të fëmijëve. Ajo ka dy djem me ish-partnerin, Tianin dhe Zenin.