KreuCelebrity

Jozi e heq nga Instagrami, ja veprimi i papritur i Loredanës!

 

Joz Marku dhe Loredana Brati e nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së "BBV4". Shpesh ata kanë pasur disa kriza në lidhjen e tyre dhe pas mabrimit të edicionit marrëdhënia e tyre është e paqartë për publikun, pasi ata nuk janë parë më bashkë.

Para disa ditësh Jozi nuk ka qenë as në festën e ditëlindjes së Loredanës, ku mungesa e tij ngriti dyshimet se ata janë ndarë. Por disa dedikime të Loredanës tregojnë të kundërtën.

Së fundmi Jozi ka hequr Loredanën nga ndjeksat e tij në Instagram, ndërsa Loredana atë ende jo. Pas këtij veprimi të Jozit, Loredana ka publikuar një video në Instastory, teksa duke udhëtuar me makinë dëgjon këngën e tij më të re, e cila titullohet "Dhimbje".

 

Duket se marrëdhënia e tyre nuk po shkon siç duhet, por Loredana ende nuk heq dorë nga Jozi dhe lidhja e tyre.

 

 Jozi e heq nga Instagrami, ja veprimi i papritur i Loredanës!