KreuCelebrity

Konsumon cigare marijuane para të birit? Habit Justin Bieber!

Së fundmi fansat kanë shpërthyer shumë keq në komente ndaj Justin Bieber. Kjo pasi ai ka publikuar disa foto në Instagram, ku shfaqet me djalin e tij nëntëmujor, Jack Blues, ndërsa pi marijuanë.

Këto ishin disa foto nga përditshmëria e tij, e nga kjo kuptohet se këtë veprim këngëtari e bën vazhdimisht.

Të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit e tij në Instagram, duke e gjykuar për rolin e tij si baba. Disa përdorues vunë re se këngëtari kishte veshur të njëjtat pantallona të shkurtra në të dyja fotot – si kur luante me të birin, ashtu edhe kur konsumonte marijuanë – duke ngritur shqetësime mbi mjedisin rreth fëmijës.

"Po përdor drogë ndërkohë që fëmija është pranë?" -komentoi një ndjekës i shqetësuar.

"Mos pi duhan para fëmijës tënd" -shkroi një tjetër.

Disa shkuan edhe më tej, duke e kritikuar publikisht: "Bëhu një baba më i mirë"