KreuCelebrity

Vila 60 milionë dollarë, Kim Kardashian zbulon pamje të rralla nga dollapi luksoz!

Vila 60 milionë dollarë, Kim Kardashian zbulon pamje të rralla

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pamje të rrallë nga dollapi i saj personal brenda rezidencës së saj prej 60 milionë dollarësh në Los Angeles. Ylli i reality show postoi disa fotografi ku shihej me rroba banje nga linja e saj “Skims”, duke treguar edhe ambientin minimal dhe mjaft të organizuar të garderobës.

Vila 60 milionë dollarë, Kim Kardashian zbulon pamje të rralla
Vila 60 milionë dollarë, Kim Kardashian zbulon pamje të rralla
Vila 60 milionë dollarë, Kim Kardashian zbulon pamje të rralla

 

Në sfond dalloheshin raftet me rroba dhe këpucë të shumta, një komodinë elegante e bardhë në qendër dhe dyer xhami që ndajne hapësirat, shkruan DailyMail.

Kim e bleu vilën me Kanye West në vitin 2014 për 20 milionë dollar (18.5 milionë euro), por e mbajti pas ndarjes në 2021. Ajo jeton aty me katër fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm, edhe pse vajza e saj e madhe nuk është fanse e stilit minimalist të shtëpisë, per te cilin e ema thote se ndihmon për të balancuar “kaosin e botës jashtë”.