KreuCelebrity

Ish-partnerja e Chalamet flet për lidhjen e tij me Kylie Jenner: “Jam e fiksuar pas tyre, e dua Timmy-n"!

 

Aktorja meksikane Eiza Gonzalez, e njohur jo vetëm për rolet e saj në ekran por edhe për lidhjen e kaluar me Timothée Chalamet në vitin 2020, ka rrëfyer se është “e fiksuar” pas lidhjes së tij të re me Kylie Jenner, dhe e vlerëson si çift “shumë të ëmbël dhe të dashuruar”.

Gjatë pjesëmarrjes në serinë me video të Cosmopolitan, “Cheap Shots”, Gonzalez foli hapur për ndjenjat e saj dhe simpatinë ndaj çiftit të famshëm, ka raportuar PageSix.

“Duken kaq të ëmbël bashkë. Janë shumë të dashuruar dhe shumë të ëmbël – jam e fiksuar pas tyre! Dhe unë e dua Timmyn!”, u shpreh aktorja 35-vjeçare.

 

Ajo gjithashtu nuk kurseu fjalët e mira për Chalamet, duke thënë:

“E dua Timothée-n. Është tepër i talentuar, i ëmbël, sinqerisht djali më i ëmbël që njoh  dhe jam shumë krenare që po shkëlqen në karrierën e tij. Ne kemi mbetur miq të mirë dhe unë s’kam asgjë tjetër veçse fjalë pozitive për të."

Gonzalez dhe Chalamet u panë për herë të parë së bashku në qershor të vitit 2020 gjatë një pushimi në Cabo San Lucas, Meksikë, por marrëdhënia e tyre përfundoi brenda vitit. Ndërkohë, Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë bashkë që nga prilli i vitit 2023.