Shkaku i vdekjes së stilistit të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, është bërë i ditur dhe eshte frikesues: 34 vjecari ka nderruar jete si pasojë e një pneumonie të rëndë. Por sipas Departamentit te Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles, ai kishte zhvilluar nje infeksion kerpudhor nga Cryptococcosis neoformans, qe ndodhet natyrshëm në mjedis, e mund te preke kedo, por qe rrezik me te madh perben per personat me një sistem imunitar të dobët.
Lajmi për humbjen e Guerrero u dha nga motra e tij më 22 shkurt, e cila njoftoi për vdekjen e tij të papritur. “Me zemër të rënduar, ju njoftojmë se Jesus Guerrero ka ndërruar jetë,” shkruante Gris në një postim në faqen e tij të GoFundMe. “Ai ishte bir, vëlla, dajë, artist, mik dhe shumë më tepër. Lindi dhe u rrit në Houston, Texas, nga prindër emigrantë, dhe punoi me shumë pasion për të arritur majat e karrierës”, pati pohuar ajo atehere, por arsyeja e vdekjes behet e ditur vetem tani.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Kriptokokoza është një "sëmundje kërpudhore e shkaktuar nga thithja e sporeve nga Kriptokoku, një kërpudhë që gjendet në mjedis. Infeksioni mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, por zakonisht shkakton infeksione të mushkërive ose të trurit".



















