
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë dy nga personazhet e showbizit shqiptar më në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Përveç projekteve të tyre muzikore, vëmendje të madhe mediatike kanë marrë ndarjet e tyre nga ish-partnerët.
Së fundmi Xhensila dhe Ledri u përfolën se kishin nisur një romancë. Prej disa kohësh ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, por kjo është mohuar nga të dy.
Në koncertin e djeshëm është shumë në dukje afrimiteti fizik që ata kishin me njëri-tjetrin gjatë performancës së skenë dhe gjithashtu fansat e akuzojnë Xhensilën se kërcimi dhe lëvizjet e saj janë ngacmuese dhe provokuese ndaj Ledrit.
A është kjo vetëm një kimi apo diçka më shumë mes tyre?
Xhensila Myrtezaj pas një procesi gjyqësor që zgjati afërsisht një vit, para pak kohësh këngëtarja është divorcuar nga aktori i njohur Bes Kallaku. Edhe pse aludimet për ndarjen e tyre kanë qenë të shumta, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të bëjë një deklaratë për këtë. Ata kanë edhe dy fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin Amen, të cilët vazhdojnë të jetojnë me Xhensilën.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa kohësh. Edhe pse ata janë fotografuar disa herë bashkë pas ndarjes për shkak të vajzës së tyre Poem Blu, nuk ka pasur një ribashkim. Ledri u aludua se ishte në një lidhje me bukuroshen kosovare Rina Zaiti ndërsa Sara së fundmi flitet se është në një lidhje të re me një biznesmen shqiptar.



















