KreuCelebrity

“Atij i pëlqejnë burrat”, deklarata e bashkëshortes së tij i habiti të gjithë, merr fund zyrtarisht martesa e Yll Dreshajt!

Yll Dreshaj është tashmë pjesë e "Ferma Vip" dhe tashmë ka marrë vëmendje për shkak të një mesazhi nga gruaja e tij, me të cilën ishte në proces divorci.

Në këtë mesazh ajo bëri një deklaratë në lidhje me orientimin seksual të Yllit dhe u shpreh se atij i pëlqejnë meshkujt. I habitur nga kjo deklaratë e saj, ai u shpreh se ndarje e tyre erdhi nga ndërhyrjet e familjes. Ylli më pas theksoi se nuk u prek nga ajo, por që ato deklarata ishin të ulëta.

 "Është shumë e vërtetë se disa fjalë që ajo i ka thënë se ne njihemi që nga viti 2013-të. Sa i përket pëlqimeve të mia për burra, është e shpikur nga ajo dhe familja e saj. Unë ika nga ajo familja pasi sa isha në Kosovë kemi patur marrëdhënie të mira. Nëse do kisha patur pëlqim për burra do isha ndarë me kohë,. Ne jemi ndarë për shkak të familjes së saj." - u shpreh atë ditë Ylli

Mbrëmjen e djeshme, fermeri ka pasur një takim surprizë nga mamaja e tij, e cila i ka komunikuar lajmin se tashmë ai dhe gruaja e tij janë ligjërisht të divorcuar.