Ylli Dreshaj i ka cilësuar sulme të ulëta pretendimet e ish bashkeshortes se ndarja e tyre erdhi per shkak te orientimit te tij seksuale ( drejt meshkujve). Ai rrëfeu një tjetër version të historisë, ku sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e nuses. Ylli pretendon se ata donin që ta kishin nën urdhrat e tyre si dhëndurët e tjerë, por tha se kete nuk mund ta lejonte. Po ashtu, shtoi se gjatë kohës që qëndroi i martuar, ishte ofenduar nga familja.
Ishte deklarata e Limit ajo që ndezi gjakrat mes tij dhe Yllit. Sipas Limit, Ylli është homoseksual, deklaratë e cila është mohuar publikisht në spektakël nga ky i fundit. Nga ana tjetër, Ylli është shprehur se gjatë një bisede në fermë, Limi e ka kërcënuar.
“Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet ta përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im”, u shpreh Ylli.
“Ylli m’u duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fals. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu”, u shpreh Limi nga krahu tjetër.
Deri më tani, vetë Ylli ka vijuar që ti mohojë këto akuza, duke bërë me dije se preferencat e tij janë për femrat. Megjithatë, edhe banorë të tjerë në shtëpi, përfshi Ganiun, kanë vijuar që t’ia bëjnë me dije se sipas tyre ai është homoseksual.



















