Jennifer Lopez dhe Ben Affleck finalizuan divorcin e tyre në fillim të këtij viti, dhe aktori i tha revistës GQ se nuk kishte pasur "asnjë skandal" midis tyre. Lopez paraqiti kërkesë për divorc në verën e vitit 2024, duke përmendur "dallime të papajtueshme" mes dyshes. Ish-çifti kishin qene te martuar për dy vjet përpara se të ndaheshin.
Artistja së fundmi sqaroi statusin e jetës së saj romantike pasi e ka mbyllur kapitullin"Ben Affleck". Në një intervistë me Access Hollywood, ajo konfirmoi se nuk është "duke kërkuar një burrë" për momentin.
Artistja iu përgjigj një komenti të bërë nga komediania Tiffany Haddish, e cila ia hodhi nje batute me shaka që të shkonin së bashku në një "gjueti burrash". "Unë i thashë, 'Vajzë, nuk po kërkoj asnjë burrë'. Jam e lumtur tani. Nuk po përpiqem ta prish këtë", u shpreh Jennifer Lopez.



















