KreuCelebrity

U akuzuan për kultivim kanabisi, Elvis Pupa rikthet në rrjete sociale me një mesazh!

 

Para disa ditësh Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina u përfolën kudo në media, pasi qarkulloi lajmi se ishin akuzuar nga policia australiane për kultivim droge. Belina ka sqaruar se historia nuk është siç thuhet, dhe se bëhet fjalë për një shtëpi të dhënë me qera për një një palë të tretë dhe se nuk mund të flasi pa u sqaruar faktet. Elvisi gjithashtu gjithashtu është shprehur se lajmi është keqpërdorur për të prishur imazhin e tyre. Ende ata janë në proces gjyqësor, por ata vazhdojnë jetën e tyre normalisht.

Së fundmi Visi ka publikuar një video në Instagram ku tregon një histori të jetës së tij për të përcjellë disa mesazhe lidhur me situatën që ndodhi. Aktori tregon se që fëmijë prindërit na mësojnë të bëhemi perfekt, por kjo nuk mund të ndodhë, pasi për të, perfeksionizmi nuk është virtyt, por një helm emocioal me emër trendi.

"Perfeksionizmi nuk është virtyt, por një helm emocional me emër trendi. Nuk është ambicie, as sukses është një zë brenda kokës që të thotë ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm...."

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

 

Visi më para ka sqaruar se bashkëshortja e tij, Belina, vazhdon e lirë aktivitetin e saj profesional dhe si ajo, edhe Elvisi bie dakord se i takon drejtësisë të flasë e fundit.