Në mbrëmjen e fundit të spektaklit “AG Show”, e ftuara speciale, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, u përball me thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi për një afrim të mundshëm me reperin Ledri Vula, pas publikimit të bashkëpunimit të tyre muzikor. Pretendimet u shfaqen pas daljes së videoklipit, ku Xhensila dhe Ledri shiheshin në skena të afërta. Në rrjetet sociale, shumë fansa nisën të spekulojnë për një lidhje romantike mes tyre.
E ndërsa publiku priste një reagim, ishte Aurela Gaçe, prezantuesja e “AG Show”, që nuk e kurseu pyetjen drejtpërdrejt:
“A ka diçka më shumë mes jush?”, e pyeti ajo, duke i treguar Xhensilës një foto me Ledrin.
Reagimi i Xhensilës ishte i menjëhershëm dhe me humor:
“Seç mora vesh që kishe ftuar dashnorin në dasëm?”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Megjithatë, ajo vendosi të flasë hapur dhe t’i japë fund spekulimeve:
“Ishte vetëm një bashkëpunim profesional. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”



















