KreuCelebrity

Jessie J diagnostikohet me kancer të gjirit: Është i tmerrshëm në çdo formë...

 

 Jessie J është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme dhe këtë e ka treguar publikisht ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj se do të nënshkruajë një operacion pas performancës së saj në “Summertime Ball” në Londër më 15 qershor, dhe do të bëjë një pauzë të shkurtër për t'u përqendruar në shërimin e saj.

"Dua ta ndaj këtë me fansat e mi dhe njerëzit që kujdesen për mua. Gjithmonë kam qenë një person që ndaj gjithçka që më ndodh. Përpara se të dilte kënga No Secrets, më diagnostikuan me kancer të gjirit në fazat e hershme"- u shpreh Jessie J

Jessie ka treguar se e ka zbuluar në kohë sëmundjen dhe ka përdorur humorin për të përballuar situatën, duke e quajtur operacionin një “boob job” dramatik. 

“Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por unë i përmbahem asaj fjale ‘herët’. Gjatë kësaj periudhe bëja vazhdimisht kontrolle dhe analiza"

 Jessie J ka ndarë më parë përvojat e saj me sëmundje të tjera, përfshirë sëmundjen e Meniere, një abort spontan në vitin 2021, dhe diagnozën e ADHD dhe OCD në vitin 2024. 

"Sinqerisht, në mënyrë egoiste, nuk flas mjaftueshëm për këtë. Nuk e përpunoj sepse flas shumë. E di sa shumë më ka ndihmuar në të kaluarën kur kam ndarë momente të vështira. Njerëzit më mbështetën atëherë dhe ndanë historitë e tyre”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

Në stilin e saj humoristik, shtoi se “po shikonte një shans të ri për të rritur gjoksin”.

“Një mënyrë shumë dramatike për të bërë një operacion në gjoks. Do të largohem për pak kohë. Duhet të bëj një operacion dhe pastaj do të kthehem me gjoks të madh dhe madje edhe më shumë muzikë”

 

Megjithatë, ajo ka mbajtur një qëndrim pozitiv dhe ka shprehur se do të kthehet në muzikë pas periudhës së shërimit.

 

Përgatiti: Libera Resulaj