Don Xhoni është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës rap në Shqipëri dhe Kosovë. Me stilin e tij unik dhe angazhimin për të sjellë projekte të reja, ai ka fituar zemrat e shumë fansave dhe ka lënë një shenjë të thellë në industrinë e muzikës shqiptare.
Së fundmi reperi ka blerë një makinë luksoze, Lamborghini Huracan Evo V10 650 PS, si dhuratë për veten me rastin e ditëlindjes së tij. Ditën e djeshme reperi ka marrë vëmendjen në rrjete sociale, pasi ka publikuar një video teksa shihet duke i bërë xhiro me makinën e re, gjyshes së tij, e cila shfaqet shumë e lumtur. Në shkrim Don Xhoni shprehet se kjo ishte një ëndërr e saj, të cilën ai ia bëri realitet. Një gjest që tregon se përtej famës dhe pasurisë, familja ka gjithmonë vendin e parë për të.
Kjo video u prit shumë mirë nga fansat dhe komentet ishin plot me mbështetje dhe emocione, pasi tregon lidhjen e fortë familjare që Don Xhoni ka, edhe pse është një figurë e njohur publike dhe jeton një jetë luksoze.
View this post on Instagram
Përgatiti: Libera Resulaj



















