Fansat e tyre u trishtuan shume dy vjet me pare nga lajmi se Sara Hoxha dhe këngëtari Ledri Vula i dhanë fund marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Poem Blu.
Ndërsa Sara ka qenë më e rezervuar për ndarjen nga Ledri , reperi ka folur më hapur për këtë periudhë të jetës së tij në intervistën me Arbana Osmanin në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’, dhënë në nëntor të vitit të kaluar. Pas ndarjes, mediat rozë kanë aluduar disa herë për lidhje të mundshme të Ledrit, fillimisht me Rina Zajtin dhe më vonë me Xhensila Myrtezajn. Por kjo e vuti mohon çdo përfshirje romantike, duke theksuar se afrimiteti i tyre lidhet vetëm me bashkëpunimin muzikor të fundit.
Sakaq, sipas syri.net, burime të ndryshme raportojnë se edhe Sara Hoxha është në një lidhje të re dashurie. Burimet ne fjale tregojne se partneri i saj i ri nuk është personazh publik, por japin disa detaje. Sipas tyre, te dy ata kanë qenë në njohje prej disa muajsh, përpara se të vendosnin ta konkretizonin marrëdhënien. Nuk ka ende asnjë reagim nga vetë Sara Hoxha lidhur me keto pretendime.



















